Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zyra e BE-së në Kosovë: Zhgënjyese mosmiratimi i Projektkodit Civil

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është zhgënjyese moskalimi i Kodil Civil në Kuvendin e Kosovës.

Kështu u shpreh ai përmes rrjetit Twitter.

“Pas thirrjeve premtuese të seancës së sotme të Kuvendit, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, dështimi për t’u bërë e njëjta me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, është shprehur kreu i BE-së në Kosovë.

Me 28 vota për, 28 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar në shqyrtim të parë Projektkodin Civil.

Nuk kalon në Kuvend Projektkodi Civil