Zulfaj: Në takimet me ndërkombëtarët janë përmendur masat që do të ndërmerren ndaj Kosovës

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka konfirmuar në emisionin Kallxo Përnime se në takimet e kryeministrit Kurti me partnerët ndërkombëtarë janë përmendur masat me të cilat do të përballet Kosova pas zhvillimeve të fundit në veri dhe pozicionimit të Kosovës karshi situatës.

Zulfaj theksoi se edhe pse janë përmend masat, por që sipas tij nuk ka pasur diçka konkrete.

“Fjala sanksion nuk përmendet asnjëherë, por masat që janë thënë në publik nuk janë asnjë. Për ne nuk janë të drejta. Nuk ka masa konkrete, por vetëm që do të ketë aq sa është përmend në publik. Jo nuk kemi diçka të konfirmuar, por ajo çka ne kemi me BE-në është marrëveshja e Stabilizim Asociomit që BE e ka pikë respektimin e rendit dhe ligjit. Mendoj që kësaj pike i kemi shërbyer këto dy vitet e fundit. Fjala sanksion nuk përmendet. Nuk ka asgjë prej tyre çfarë është thënë në Kosovë. Nuk ka masa konkrete. Nuk ka një listë të masave që i ka ardhur Kosova”- tha ai.

Radio Evropa e Lirë raportoi se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare.

Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Radi Evropa e Lirë: BE përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës