ZRrE: Blloqet e termocentralit "Kosova B" nuk do të shkojnë në remont këtë vit

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha sot se blloqet e TC “Kosova B” gjatë vitit 2022 nuk do të shkojnë në remont për shkak të vendosjes së elektro-filtrave.

“Sot do të publikohet edhe bilanci i energjisë elektrike dhe aty shihet që blloqet B gjatë vitit 2022 nuk do të shkojnë në remont me qëllim të vendosjes se elektro-filtrave, por njëri prej blloqeve do të shkoj në remont për arsye të tjera nuk kanë të bëjnë me filtra”, tha kryetari i bordit  të ZRrE pas mbledhjes së sotme.

KALLXO.com raportoi më herët se Fejzullahu, nuk ka dhënë detaje sa u përket komenteve të Qeverisë së Kosovës dhe kohës së vendosjes së bllok tarifës për energjinë elektrike.

ZRrE: Pas përfundimit të afatit të komenteve do të vendosim për çmimin e energjisë elektrike

.