Zjarri në fabrikën në Drenas, Foto: KALLXO.com

Vazhdon zjarri i madh në fabrikën në Drenas, për çështje sigurie zhvendosen gazetarët

Zjarri që ka kapluar një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit po vazhdon që nga ora 11:00 e ditës së sotme (11.03.2024).

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes, ata njoftuan se u është kërkuar të zhvendosen për shkaqe sigurie.

Zjarrfikësit e as Policia nuk ka dhënë detaje zyrtare për këtë zhvendosje dhe për dyshimet e sigurisë pa u lokalizuar zjarri.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një automjet i zjarrfikësve të KFOR-it.

Zjarri në fabrikën në Drenas, detaje nga vendi i ngjarjes – FOTO