Zjarr në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Një zjarr që kishte shpërthyer rreth orës 22:00 afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë është fikur nga zjarrfikësit.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Komunës së Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, flakët kanë përfshirë një pjesë me bar.

“Ka pasur zjarre kryesisht të barit afër Fabrikës së Kërpudhave por jo diçka për të paraqitur rrezik” – ka thënë Maxhuni për KALLXO.com.

Drejtori tregoi se kanë intervenuar me ekipet e zjarrfikësve dhe kanë evituar përhapjen e zjarrit në atë pjesë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje të zjarrit në fjalë.