Nënshkrimi i peticionit në Leposaviq për shkarkimin e Lulzim Hetemit. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Zgjedhjet për shkarkimin e kryetarëve në veri, KQZ sot shqyrton akreditimet dhe numrin e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do mbajë mbledhjen e radhës më 09.04.2024, në ora 13:00h.

Sipas një komunikate për media, në rendin e ditës pritet të shqyrtohen rekomandimet për akreditimin e vëzhguesve në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, 21.04.2024.

Më tej do të shqyrtohet dhe miratohet Rekomandimi për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut; shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Certifikimit Listës Votuese, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut.

Në mbledhje gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i procedurës për përdorimin e kamerave në vendvotime.

Ky është rendi i plotë i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 20 dhe 21/2024
  3. Aktivitetet e SKQZ
  4. Aktivitetet e Zyrës:
  • Rekomandim për akreditimin e vëzhguesve në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, 21.04.2024 (Grupi I).
  1. Raport i Këshillave të KQZ

5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Certifikimit Listës Votuese, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  3. Shqyrtimi i procedurës për përdorimin e kamerave në vendvotime;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  6. Shqyrtimi i Njoftimeve për informim publik,për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
  7. Të ndryshme