Zëvendësministrja e Jashtme: Jemi duke pritur përgjigje nga BE-ja për masat ndëshkuese

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se Kosova është duke pritur përgjigje nga Bashkimi Evropian, për largimin e masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se është lajm i mirë letra e dërguar tek Antony Blinken dhe Josep Borrell nga 50 deputetë, e kryetarë të Komisionëve të Jashtme, për qasjen ndaj Kosovës.

“Unë nuk jam përfaqësuese e BE-së, kemi kërkuar arsyet tona, po presim përgjigje nga pala tjetër” – tha Gashi.

“Përmes letrës dërguar te Blinken dhe Josep Borrell  kemi mbi 50 deputetë, duke i përfshi 10 kryetarët të Komisionëve të Punëve të Jashtme, duke e përfshi edhe Ukrainën, për të ndryshuar qasjen ndaj Kosovës”.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, zëvendësministrja Gashi tha se Qeveria do të përcjellë hapat e qartë për të gjitha proceset që ndërlidhen me kryetarët, përfshirë edhe atë të peticionit.

“Kjo mbështetje që na e marim nga vendet e ndryshme, nga kryesues të politikës së jashtme por edhe deputetë na bënë të lumtur, fakti qe e shohim që ka një angazhim të jashtëzakonshëm për stabilitetin e Kosovës. Në këtë drejtim po ashtu presim hapa tutje sipas marrëveshjes që është negociuar” – tha ajo para gazetarëve.