Qeveria e Kosovës

Zëvendësministri i MPB-së, prezanton nismat për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim

Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, ka prezantuar nismën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe 6 qeverive të tjera që kanë të bëjnë me ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

“Në kuadër të nismave për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare që Ministria e Punëve të Brendshme i ka si prioritet janë edhe nismat për lidhjen e projekt-marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Irlandës, Pakistanit, Egjiptit, Jordanisë, Letonisë dhe Lituanisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim”, tha ai.

Gushani shtoi se këto projekt marrëveshje janë në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë të vendosur që të forcojnë bashkëpunimin në mënyrë që të luftojmë imigrimin e paligjshëm.

“Këto projekt marrëveshje janë në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë të vendosur që të forcojnë bashkëpunimin në mënyrë që të luftojmë imigrimin e paligjshëm në mënyrë efektive duke dëshiruar që me anë të këtyre marrëveshjeve dhe me bazë të reciprocitetit të krijojmë procedura të shpejta dhe efektive për identifikimin dhe kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave të cilët nuk i kanë përmbushur apo nuk i përmbushin më tutje kushtet për hyrje ose qëndrim të ligjshëm në territorin e RKS”, tha ai.

Gjithashtu me këto marrëveshje sipas zëvendësministrit lehtësohet tranziti i shtetasëve të vendeve të treta apo pesonat pa shtetësi duke përcaktuar obligimet e njërës dhe palës tjetër.