Vuçiq e krahasoi me nazistët, reagon Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pasi e krahasoi me nazistët e vitit 1943.

Cramon, në reagimin e saj, tha se me këtë Vuçiq  e tregoi dobësinë e regjimit të tij autokratik.

“Aleksandër Vuçiq e di që unë jam miku më i madh i Serbisë demokratike. Pra, të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë për ta afruar atë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me nazistët e vitit 1943, ai tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik. Gjynah. Qytetarët serb meritojnë më mirë”-  ka shkruar ajo në “X”.