Foto-ilustrim

Vrasja e dyfishtë në Prizren dyshohet se u krye me armën zyrtare të policit

Një zyrtar policor dyshohet se ka vrarë vajzën  e tij e më pas edhe veten në orët e mbrëmjes së sotme.

Burime të KALLXO.com tregojnë se dyshohet se vrasja dhe vetëvrasja janë kryer me armë zyrtare të policit.

I njëjjti sipas burimeve brenda Policisë Kufitare në Prizren ka qenë punonjës i Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Vërmicë- Vija e Gjelbër.

Tutje KALLXO.com mëson se zyrtari policor ka jetuar në një shtëpi së bashku me vëllezërit e tij.

Prizren, një polic dhe vajza e tij gjenden të vrarë