Vjosa Osmani vlerëson zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut ka thënë se realizmi i të drejtës në votë është bazament i demokracisë.

“ Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike!” ka thënë Osmani.

Osmani i ka uruar  qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi edhe pse u realizua në kohë pandemie.

“Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike” thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në zgjedhjet e djeshme në Podujevë fitues doli Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje,ndërsa në Mitrovic Milan Radojeviq nga Lista Serbe.