Inflacioni, Foto: Pixabay

Viti 2023 në Kosovë nisi me mbi 12 % inflacion

Në muajin e parë të këtij viti, muaji janar, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9 për qind se më i lartë se muaji paraprak, ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2022, inflacioni mesatarisht është 12.1 për qind.

ASK sqaron se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin janar 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime 10.4 për qind, energji elektrike 3.1 për qind, duhan 2.6 për qind mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 2.2 për qind, pemë 1.9 për qind, shërbime financiare 1.8 për qind, pajisje shtëpiake 1.8 për qind, shërbime rekreative dhe kulturore 1.6 për qind, shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit 1.6 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 1.5 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 1.5 për qind, bukë dhe drithëra 1.2 për qind,

Tutje ASK rendit edhe prodhime ushqimore 0.8 për qind, blerje e automjeteve 0.8 për qind, shërbime ambulatore 0.6 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 0.2 për qind, kafe, çaj dhe kakao 0.1 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK.

Mbi 12% inflacioni në muajin janar të sivjetmë se ai i 2022-ës

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 me muajin e njëjtë të vitit të kaluar  ishte 12.1 për qind.

ASK shpjegon ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra 26.0 për qind, bukë dhe drithëra 21.2 për qind, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 20.5 për qind, mish 18.9 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 18.9 për qind, prodhime ushqimore 16.5 për qind, mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit 16.3 për qind, energji elektrike 15.4 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 13.3 për qind, perime 10.8 për qind, vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht 10.7 për qind, mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit 10.6 për qind, peshk 10.4 për qind, qumësht, djathë dhe vezë 10.4 për qind,  pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal 9.9 për qind, mbrojtje sociale 9.5 për qind, pije alkoolike 9.4 për qind, kafe, çaj dhe kakao 9.0 për qind, pemë 8.8 për qind, mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje 8.8 për qind, gaz 7.7 për qind, gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret 7.6 për qind,

Më tej mësohet se rritje pati edhe në ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 7.5 për qind, gjëra personale 7.4 për qind, tekstile shtëpiake 7.3 për qind, pajisje shtëpiake 6.4 për qind, blerje e automjeteve 6.2 për qind, veshje 5.7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në IHÇK.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e indeksit publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2023”.