Foto: Facebook

Violeta Rexhepagiq, ikonë e avangardës kosovare 

Gazetarja, këngëtarja dhe kompozitorja, Violeta Rexhepagiq, ka vdekur sot në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e gazetares Rexhepagiq e kanë konfirmuar kolegë të saj. 

Ndërkaq deputetja dhe këngëtarja, Eliza Hoxha ka shkruar në Facebook se Viloleta Rexhepagiq ishte ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim i përhershëm. 

“Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoj që liria nisë me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se çfarë synon të jesh. Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi”, ka shkruar Eliza Hoxha. 

 Viloleta Rexhepagiq lindi në Prishtinë. Ishte këngëtare, gazetare e kompozitore. Karrierën si këngëtare e nisi në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, me grupin, “Vivien”.   

Këngët e saj të viteve 1980, sidomos “Romantika” dhe “Nuk të harroj” u bënë hite për të rinjtë. 

Ajo përfaqësoi Kosovës në Festivalet për përzgjedhjen e përfaqësueses së ish- Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.   

Punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, si gazetare. ndërsa pas uzurpimit të  RTP-së, punoi si korrespondente për media të huaja, duke dhënë një kontribut për pasqyrimin e ngjarjeve që ndodhni atë kohë në Kosovës, për opinionin ndërkombëtar.  

Pas luftës ajo u rikthye në RTK ku vazhdoi punën si gazetare, por, duke mos hequr dorë nga profesioni i kompozitores.