Foto: Facebook

Prishtinë, 15 minuta muzikë për të kujtuar Violeta Rexhepagiqin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:15 deri në  20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshohen këngë të kënduara nga Violeta Rexhepagiq.

Këto këngë do të lëshohen në shenjë kujtimi për këngëtaren Violeta Rexhepagiq, e cila vdiq sot në Prishtinë.

“Sot ka ndërruar jetë një ikonë e Prishtinës, Violeta Rexhepagiq. Si fëmijë e kam njohur e takuar disa herë. Këngët e saj e të Armendit kanë qenë avant-garde. Si gjithmonë, duke shkuar vitet e muzika e saj duke u pëlqyer edhe më shumë. Sot nuk mund të ia themi lamtumirën që e meritonte edhe me mbledhje komemorative edhe me pjesëmarrje në varrim. Por mund ta kujtojmë i gjithë qyteti, sepse prej orës 20:15 – 20:30, nga stadiumi i qytetit do të lëshojmë këngë të saj në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën tone”, ka shkruar në Facebook kryetari i Prishtiëns, Shpend Ahmeti.