Violeta Rexhepagiq. Foto: MKRS

Nesër kujtohet këngëtarja Violeta Rexhepagiq

Nesër bëhen 2 vjet nga vdekja e këngëtares Violeta Rexhepagiq. Për ta shënuar këtë përvjetor Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative “Defy Them” organizojnë një mbrëmje përkujtimore.

Ky aktivitet mbahet nesër në qendrën “Defy Them”, duke filluar nga ora 20:30.

Violeta Rexhepagiq ka vdekur më 16 prill 2020 në Prishtinë.  Ishte këngëtare, gazetare e kompozitore.

Karrierën si këngëtare e nisi në vitet e ’80 të shekullit të kaluar me grupin “Vivien”.  Këngët e saj të viteve 1980, sidomos “Romantika” dhe “Nuk të harroj” u bënë hite për të rinjtë.

Ajo përfaqësoi Kosovën në festivalet për përzgjedhjen e përfaqësueses së ish- Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta Rexhepagiq punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës por edhe si korrespondente për media ndërkombëtare.

Pas luftës ajo u rikthye në RTK ku vazhdoi punën si gazetare, por, duke mos hequr dorë nga profesioni i kompozitores.

Violeta Rexhepagiq, ikonë e avangardës kosovare