Ilustrim

Vidhet një veturë në Prishtinë

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore.

Sipas policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa deri tani nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Anton Çeta” rreth orës 14:45.