Vidhet një 'Golf 3' në Skenderaj

Një qytetar nga Skenderaj ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura e tij, ‘Golf 3’.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje.

Ai e ka raportuar vjedhjen e veturës në ora 03:55.

Policia ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.