VIDEO: Pejë, dy vetura digjen tërësisht e një pjesërisht nga zjarri që kaploi kontejnerët e bërllokut

Dy vetura janë djegur tërësisht ndërsa një tjetër pjesërisht si pasojë e një zjarri që ka përfshirë kontejnerët në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Pejë sot rreth orës 19:00.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për KALLXO.com që nuk ka të lënduar.

“Policia është njoftuar për një zjarr që ka kapluar kontejnerët edhe tri vetura janë përfshirë pastaj. Dy vetura janë djegur tërësisht, ndërsa një jo krejt”, tha ai.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekspertët e zjarrit.

Një qytetar ka publikuar në Facebook pamje nga zjarri.