
Foto: KALLXO.com
VIDEO - Lokali që u bë shkrumb e hi në oborrin e QKUK-së
29.9.2023 - 11:59
Një lokal i gastronomisë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
I njëjti është dëmtuar pothuajse tërësisht.
Gjësendet brenda lokalit janë bërë shkrumb e hi nga flakët që kanë përfshirë objektin.
Në fotografitë e siguruara nga KALLXO.com shihet kulmi i djegur, xhamat e thyer, karrige e tavolina të dëmtuara.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se për rastin, nuk raportohet për persona të lënduar.
Ahmeti ka shtuar se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Përfshihet nga zjarri një lokal në QKUK