Ushtari i FSK-së përzgjidhet për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Britani

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Albin Islami është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst të Britanisë së Madhe. 

Kështu ka njoftuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi në Facebook.

Abbott thotë se është e mrekullueshme të shohësh më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ishte kënaqësi të takohesha me ushtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Albin Islami, i cili është përzgjedhur për të marrë pjesë në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së të marrin pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në Mbretëri të Bashkuar”- ka shkruar ai.

Abbott thotë se secili kadet përforcon marrëdhëniet Britani-Kosovë përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre.