David Cameron viziton memorialin e viktimave te dhunes seksuale 'Heroinat'

Ambasadori Abbot: I lumtur që Cameron takoi nga afër familje të të zhdukurve e të mbijetuara të dhunës seksuale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott u shpreh i nderuar me vizitën e kryediplomatit David Cameron në Kosovë, që sipas tij, ishte vizitë e rëndësishme në një moment të rëndësishëm. Ai potencoi se vizita rikonfirmoi mbështetjen e Britanisë për sovranitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Përpos takimit të tij me liderët kosovarë si dhe vizitës te ushtarët britanikë të KFOR-it në Kosovë, ambasadori thekson se është veçanarisht i lumtur që Cameron dëgjoi rrëfime të familjeve që kanë anëtarë të zhdukur nga lufta, si dhe takimin e tij me të mbijetuara të dhunës seksuale tek memoriali “Heroinat” në kryeqytet.

David Cameron ne muzeun e femijeve te vrare gjate luftes ne Kosove, foto: Nicholas Abbott/Twitter

“Isha veçanërisht i kënaqur që Lord Cameron ishte gjithashtu në gjendje të dëgjonte dëshmitë prekëse të anëtarëve të familjeve të zhdukurve, si dhe takimin me një të mbijetuar të dhunës seksuale”- u shpreh ambasadori Abbott.

David Cameron viziton memorialin e viktimave te dhunes seksuale gjate luftes ‘Heroinat’, foto: Nicholas Abbott/Twitter

Cameron po ashtu kreu nderime edhe para memorialit të ushtarëve britanikë që humbën jetën gjatë misionit në Kosovë.

Derisa, ka zhvilluar vizitë edhe në Manastirin e Graçanicës për të diskutuar rëndësinë e autoriteteve religjioze në sigurim të stabilitetit për gjitha komunitetet.

David Cameron viziton Manastirin e Gracanices

“Të gjitha këto takime nënvizuan pse, në një kohë kaq të vështirë globalisht, duhet të parandalojmë rikthimin e konfliktit në rajon. Kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur arritjet e arritura përmes paqes dhe dialogut”- shtoi tutje ambasadori.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe i cili ushtroi mandatin e tij gjatë viteve 2010-2016, përsëriti edhe në takimet me krerët kosovarë edhe në një video-mesazh të publikuar në rrjetin social “X” që ka vizituar vendin që ta ndihmojë Kosovën.

David Cameron kryen nderime tek memoriali i ushtarëve britanikë të rënë gjatë misionit në Kosovë