Veseli: Kur ka dilema, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka vlerësuar lartë vendimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit për caktimin e datës për seancën e shpërndarjes së Kuvendit.

Kjo do t’i paraprijë caktimit të datës së zgjedhjeve të parakoshme.

Veseli tha se me këtë vendim kanë treguar dinjitet.

“Që ga dita e parë e kam thenë me bindje të plotë, edhe sot e them e vetmja zgjidhje kur ka dilema janë zgjedhjet, ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë por janë vendim për qytetarët.Jam shumë i sigurt se me vendimin e sotëm kemi treguar një dijnitet para qytetarëve dhe shpresë se Kosova ka të ardhme. Urime zgjedhjet të gjithë qytetarëve”, tha ai.

22 gushti u caktua si datë e seancës për shpërndarjen e Kuvendit.