Vërshimet në Pejë, dyshohet për të vdekur

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur pas vërshimeve të fundit që ndodhën në Pejë.

Burimet e KALLXO.com brenda prokurorisë bëjnë me dije se dyshohet edhe për një person të zhdukur.

Bazuar në informata e para, personi i vdekur dyshohet se është fëmijë.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve.

Për rastin është kontaktuar edhe Spitali i Pejës, mirëpo ende nuk është marr përgjigje.

Disa rrugë në Pejë janë bërë vështirë të kaluara për shkak të vërshimeve, përderisa pamjet kanë treguar se veturat kanë mbetur të bllokuara në rrugë.