”Vera Andrron Detin” shpërblehet si filmi më i mirë i konkursit të GoEast Film Festival

”Vera Andrron Detin” me regji të Kaltrinë Krasniqit është shpërblyer si filmi më i mirë në konkursin e GoEast Film Festival.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë regjisorja.

”E lumtun që e ndaj kët’ moment me ty, Teuta ”Vera Andrron Detin” shpërblehet filmi më i mirë në konkursin kryesor të GoEast Film Festival”, ka shkruar Kaltrina Krasniqi.

Gjatë viti 2021, filmi “Vera andrron deti” u shfaq në shumë festivale prestigjioze ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime, si në Venedik të Italisë, Selanik të Greqisë e Tokio të Japonisë.

Filmi flet për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Me një protagoniste që reagon me vendosmëri edhe më shumë ndaj çdo kërcënimi dhe luhet pa mundim nga kryezonja Teuta Ajdini Jegeni, Kaltrina Krasniqi drejton një thriller të lezetshëm e të durueshëm përballë një shoqërie të korruptuar dhe armiqësore për gratë sidomos vejushat./21Media