Skenë nga filmi kosovar "Vera andrron detin" - Foto: QKK

Filmi ‘Vera andrron detin’ fiton çmimin e madh në Tokio

Filmi ‘Vera andrron detin’, me regji të Kaltrina Krasniqit ka marrë çmimin “GrandPrix” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, (Tokyo International Film Festival)

Çmimi “GrandPrix” ka vlerë prej 30 mijë dollarë.

“Jemi të emocionuar të njoftojmë se ‘Vera Dreams of the Sea’ është shpërblyer me çmimin ‘GrandPrix’  në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, 2021”, thuhet në njoftimin e stafit të filmit në Facebook.

Edicioni i 34-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit në Tokio të Japonisë është mbajtur nga 31 tetor deri më 7 nëntor 2021.

Filmi “Vera andrron detin”, me skenar nga Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit pati premierën në edicioni e sivjetëm të festivalit “Venice Film Festival”.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.