Skenë nga filmi kosovar "Vera andrron detin" - Foto: QKK

Filmi ‘Vera andrron detin’ shfaqet sot premierë në Festivalin e Venedikut

Filmi Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, shfaqet sot premierë në Festivalin e Venedikut, “Venice International Film Festival”.

 Filmi kosovar “Vera ndrron detin” garon në programin “Orizzonti” të këtij festivali.

Filmi flet për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.

 Edicioni i 78 i Festivalit “Venice International Film Festival” do të zgjasë deri më 11 shtator 2021.

 

Filmi “Vera andrron detin” do të ketë premierë botërore në Festivalin e Filmit të Venedikut