Skenë nga filmi kosovar "Vera andrron detin" - Foto: QKK

Filma 'Vera andrron detin' prezantohet në festivalin ‘Febiofest' në Çeki

Filmi ‘Vera andrron detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit do të shfaqet në edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “Febiofest” në Pragë të Çekisë.

Festivali “Febiofest” do të mbahet nga 28 prill deri më 4 maj 2022.

Sipas programit të këtij festivali, filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet më 2, 3 dhe 4 maj 2022.

Lajmi për shfaqjen e filmit në ‘Febiofest” është konfirmuar nga regjisorja Krasniqi.

“’Vera Dreams of the Sea’ do të shfaqet premierë këtë maj në edicionin e 29-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pragë – Febiofest”, ka shkruar regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi në Facebook.

Gjatë viti 2021, filmi “Vera andrron deti” u shfaq në shumë festivale prestigjioze ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime, si në: Venedik të Italisë, Selanik të Greqisë e Tokio të Japonisë.

Filmi flet për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.