Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vendosen grafite kundër rendit kushtetues në Leposaviq

Policia e Kosovës njofton se njësitet policore gjatë patrullimit dje pas mesnate në Leposaviq, kanë vërejtur që në muret e disa shtëpive janë të shkruara disa grafite kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovë.

Sipas Policisë, këto grafitë kanë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Në raportin policor bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë.