Arkiv

Vdes një person në aksident trafiku në Gjilan

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kmetoc të Gjilanit.

Policia ka bërë të ditur se në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 20:00, janë përfshirë një veturë, një kombi dhe një kamion.

Si pasoj e këtij aksidenti, lëndime vdekjeprurëse ka marr shoferi i veturës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për aksidentin në fshatin Kmetoc të Gjilanit.

FOTO: Aksident mes një kamioni dhe një veture në rrugën Gjilan- Kamenicë

.