Ilustrim

Vdes një grua në Mitrovicë

Një grua ka vdekur në Mitrovicë, si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:35.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”- ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.