Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua me traktor në Turjakë të Pejës

Të hënën, në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur gruaja e cila u aksidentua me traktor më 11 korrik në fshatin Turjakë të Pejës.

Viktima në këtë aksident kishte marrë lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit në Spital të Pejës ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Ju informojmë se me datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjakë – Pejё. Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK – Prishtinё” – thuhet në njoftim.

“Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK – Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur t’i pёrballojë plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar” – thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin ështё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.