Vdes në QKUK burri që u aksidentua më 24 gusht në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës burri që kishte marrë lëndime të rënda në aksident trafiku më 24 gusht në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Rasti është trajtuar si ‘Aksident trafiku me fatalitet’.