Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë e një burri në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në magjistralen Ferizaj, më 15.02.2024.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.