Ilustrim

Vdekja aksidentale e 8-vjeçarit në Romajë, i dyshuar një 11-vjeçar

Një fëmijë ka vdekur  tragjikisht në fshatin Romajë të Hasit.

Rasti ka ndodhur kur dy të miturit kanë qenë duke punuar me traktor në arë.

Në raportin 24-orësh të organeve të rendit thuhet se i dyshuari, 11 vjeçar, është duke marrë tretman mjekësor.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar (viti i lindjes 2013 ) ka humbur jetën deri sa ishin duke punuar në ara me traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ato mjekësore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion. I dyshuari (viti i lindjes 2011 ) është duke marrë tretman mjekësor” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet si vdekje aksidentale.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë rast.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë  së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se fëmija ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi është godit nga frezat e traktorit.

“Në fshatin Romajë, sot  rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori. Rasti ka ndodhur kur fëmija 11 vjec ka qenë duke e punuar aren, nderkohe, aksidentalisht femija 8 vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”-ka thënë Bytyqi

Humb jetën aksidentalisht fëmija 8-vjeçar në fshatin Romajë