Vazhdojnë kontrollet në veri që ndërlidhen me sulmin në Banjskë

Në disa lokacione të ndryshme në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle.

Kontrollet që po kryhen kanë të bëjnë me sulmin që ndodhi më 24 shtator të Banjskë të Zveçanit.

KALLXO.com ka qëndruar gjatë ditës në Mitrovicën e Veriut, aty ku janë kryer disa bastisje.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se bastisjet do të vazhdojnë edhe në pjesën tjetër të ditës.

I njëjti ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar, duke shtuar se nuk mund të jap detaje nëse është gjetur diçka deri më tani.

Elshani është pyetur edhe për raportimin e disa mediave që në rrugët e Zubin Potokut janë vendosur disa flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë, ai ka thënë se kanë pranuar një informatë të tillë, por nga kontrollet që kanë kryer nuk kanë hasur në flamuj.

“Kemi pranuar informacione nëpërmjetë rrjeteve sociale dhe mediave, mirëpo ne nuk kemi has në flamuj në rrugë” – tha Elshani.

Policia kryen kontrolle në një ndërtesë në Mitrovicë të Veriut