Policia kryen kontrolle në një ndërtesë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në afërsi të një ndërtese, në Mitrovicë të Veriut.

Ndërtesa gjendet në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë.

Ndërsa ende nuk dihet nëse këto kontrolle të Policisë së Kosovës, ndërlidhen me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në anën tjetër, një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur mbrëmë në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Policia jep detaje për armët që u gjetën afër fshatit Prelluzhë të Vushtrrisë