UP-ja ndan 30 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuara
31.5.2024 - 10:07
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP.
Mjetet do t’u ndahen studentëve për vitin akademik 2023/2024.
Në një njoftim është thënë se Këshilli Drejtues i UP-së ka ndarë buxhet për mbështetje financiare për këta studentë në shumën prej 30 mijë euro.
Tutje është thënë se shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450 euro.