Tre serbë kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohen nga Policia

Policia e Kosovës ka ndaluar dy vetura, në dy raste të ndara, të cilat kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Në njërën nga veturat ka qenë një burrë i nacionaliteti serb, ndërsa në veturën tjetër kanë qenë një burrë dhe një grua serbe.

Rasti ka ndodhur në fshatin Koshticë, në Leposaviq më 6 shkurt.

Me vendim të prokurorit, rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt.