Tragjedia në Gostivar: Gjenden trupat e dy viktimave në lum

Qyteti i Gostivarit është zgjuar me lajmin e trishtë të mbytjes së dy personave në lumin Vardar. Bëhet fjalë për një 20 vjeçare, e cila për motive akoma të panjohura është hedhur në lum, dhe për një 45 vjeçar i cili përfundoi tragjikisht në tentativë për ta shpëtuar të rejën.

45 vjeçari ishte aty bashkë me vëllain e tij, ndërsa ishte hedhur në lum në tentim për ta shpëtuar vajzën e re.

Kërkimet për trupat e viktimave kishin filluar menjëherë kur është raportuar rasti, ndërsa rreth orës 03:00 fillimisht është gjetur trupi i vajzës së re, ndërsa sot rreth orës 12:00 të ditës Policia ka gjetur edhe trupin e 45 vjeçarit,