Aksidenti tragjik në Berat - Pamjet: Abc news

Tragjedia në Berat, momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me veturë - Video

Nëna bashkë me djalin e saj 6-vjeçar vdiqën pas një aksidenti tragjik me veturë sot pasdite në qytetin shqiptar Berat.

Vetura e tyre ra mbi lumin Osum në qendër të qytetit të Beratit.

Pamjet e aksidentit tregojnë momentin kur vetura del jashtë rrugës, godet rrethojat dhe bie në lumë nga disa metra lartësi, në qendër të qytetit.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit dhe e vëmendjes nga e ndjera që po e drejtonte veturën.

Për të shikuar videon e aksidentit, klikoni KËTU./Abcnews