Themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit e Epopesë së UÇK-së, 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25 vjetorit te Çlirimit të Kosovës dhe 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shteti i Kosovës është jetësim institucional i dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri.

“Për të nderuar kryekomandantin Adem Jashari, të rënët me 5, 6 dhe 7 si dhe të gjithë ata që kanë dhënë jetën për shtetin tonë propozon themelimin e Këshillit Shtetëror”- tha Kurti.

Këshilli Shtetëror do të ketë këtë përbërje; Hajrulla Çeku kryesues, ndërsa Ejup Maqedonci, Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe Bashkim Jashari anëtarë.

Ndërsa, janë ftuar Presidenca, Kuvendi, Komuna e Prishtinë dhe Organizatat e dala nga lufta, të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.