Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Themelohen 3 ndërmarrje publike lokale në Kosovë

Qeveria e Kososvës ka marrë vendim sot që Kamenicës, Podujevës e Suharekës t’i shtohen ndërmarrje lokale publike.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo kërkesë është diskutuar edhe në takimin e fundit që ai ka mbajtur me kryetarët e komunave.

“Në takimin e fundit më kryetarët e komunave i njoftova që do t’i shqyrtojmë kërkesat e tyre për themelimin e ndërmarrjeve lokale nëpër komuna. Kemi kërkesën e Ministrisë së Industrisë, për tri komuna, “Dardana Sh.A., “Eko – Llapi SH.A” dhe “Eko-Theranda Sh. A.”- tha Kurti.

“Ne synojmë që t’i përgatisim shërbimet publike gjithnjë e më të mira” – shtoi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në Kamenicë është marrë vendim për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Dardana Sh.A”.

“Komuna e Kamenicës ka plotësuar kriteret sipas legjislacionit në fuqi, prandaj i rekomandoj qeverisë themelimin e kësaj ndërmarrje me aksionar të vetëm, Komuna e Kamenicës”

Në Podujevë është  themeluar ndërmarrja Publike Lokale “Eko-Llapi Sh.A”.

Ndërsa në Suharekë marrë vendim për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Theranda Sh. A.”