Thaçi uron veteranët në ditën e tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë veteranet e luftës në Ditën e Veteranit.

Ai në Facebook ka thënë se kjo ditë sjellë në kujtesë edhe betejën e parë, në Prekaz të Drenicës.

“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare. Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë”, ka shkruar Thaçi.

“Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë. Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në fund të postimit të tij.