Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Holandës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.

Zyra e Presidentit përmes një komunikate ka njoftuar se kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku sipas tij Kosova ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Thaçi sot ka ka pranuar letrat kredenciale edhe nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.