Thaçi për vdekjen e minatorëve: Institucionet duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për dy minatorët që humbën jetën në minierën e Novobërdës.

Thaçi ka deklaruar së institucionet kosovare duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës”, ka shkruar presidenti në rrjetin social Facebook.

Sot, në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy minatorë pasi ishin brenda kur një pjesë e minierës u shemb.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, u.d. kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.

Rastin e ka konfirmuar Inspektori i Minierave dhe Mineraleve, Fatmir Gërguri, i cili tha për KALLXO.com se një ekip i inspektoratit është në rrugë drejt minierës.

Ndërkohë ekipi i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se tashmë aty kanë arritur ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. Poashtu edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Shembet dheu në minierën e Novobërdes