Vdesin dy minatorë në minierën e Novobërdës

Sot, në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy minatorë pasi ishin brenda kur një pjesë e minierës u shemb.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, u.d. kryeshef i ndërmarrjes “Trepça”.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.

Rastin e ka konfirmuar Inspektorati i Minierave dhe Mineraleve, Fatmir Gërguri i cili tha për KALLXO.com se një ekip i inspektoratit është në rrugë drejt minierës.

Shembet dheu në minierën e Novobërdes

www.kallxo.com

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!