Shembet dheu në minierën e Novobërdes

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.

Rastin e ka konfirmuar Inspektorati i Minierave dhe Mineraleve, por nuk janë dhënë detaje për pasojat.

Kryeinspektori i Minierave dhe Mineraleve, Fatmir Gërguri, tha për KALLXo.com se një ekip i inspektoratit është në rrugë drejt minierës.

“Me aq sa kemi informacion, bëhet fjalë për një incident. Nuk kemi më shumë të dhëna sepse jemi rrugës duke shkuar. E dimë që punëtorë ka brenda duke punuar dhe me të arritur atje do t’ju njoftojmë se çka ka ndodhur”, tha Gërguri.

Lajm në zhvillim