Thaçi nuk do dialog teknik me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit në zyrën e tij me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se për vendin dhe shoqerinë është me rëndësi qe bashkëpunimi ndërinsitucional të jetë efetiv.

Presidenti theksoi se dialogu me Serbinë në asnjë rrethanë nuk duhet të zbres në nivel teknik.

“Unë e kam mirëpritur emërimin e Hysenit si koordinator, është me interes që të ndodhë ky dialog, sepse vetë me dialog Kosova mund të lëvize drejtë perspektivës evropiane. Duhet ta kemi një pikë të diskutimit, ne duhet të ndodhë njohja reciproke, dhe në asnjë rrethanë të mos zbresë në nivel teknik sepse nënkupton status quo dhe respektim i agjendës së Serbisë. Pra duhet të ndodhë njohja reciproke pastaj zgjidhja tjetër. Përpjekjet e Hotit kanë qenë që të ndërtohen koncensusi sa më i gjerë politik”, tha ai.

Thaçi foli edhe për rolin e ShBA-së në këtë proces.

“Jam i bindur se pavarssishtë diskutimeve që zhvillohen në këtë apo qytetë por nëse nuk janë ShBA-të jam i bindur që nuk do të ketë njohjë”, theksoi presidenti.

“Është jetik që të ndodhë ky bashkpunim ndërinstitucional. Diskutuam si të kalohet pandemia Covid-19, të kemi një respetim të plotë të masave të insititut, diskutuam edhe për zhvillimin ekonomik si dhe qëshjen e dialgut me Serbinë”, u shpreh ai.