Foto: PK

Terrorizmi: Depot e armëve që u zbuluan te grupi i fundit

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale ka vazhduar gjatë ditës së sotme aksionin dhe hetimet ndaj grupit të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste.

Pesë të dyshuar janë arrestuar dje gjatë aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Ndërsa sot, Policia dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se kanë vazhduar aksionin në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar armë automatike, municione, granata dore, e pajisje tjera të ndryshme.

Këto janë ato që kanë gjetur Policia e Prokuroria te të dyshuarit për planifikim të sulmeve terroriste.