Ilustrim

Tentojnë të grabisin në një market në Podujevë, roja ua prish planet

Policia e Kosovës ka njoftuar se se është duke hetuar një tentim grabitje me armë në një market në Podujevë.

“Ankuesi mashkull kosovar roje në një market, ka informuar se tre persona të panjohur njëri i armatosur kanë tentuar të hyjnë në market, ku pasi kanë vërejtur rojën janë larguar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.